Deputeti PS-së, Pjerin Ndreu në '45 Minuta': Do kandidoj për bashkinë e Lezhës

Report TV 2019-02-21

Views 0

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu deklaroi në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se do të kandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit për të marrë drejtimin e bashkisë së qytetit të Lezhës. Rama, pak ditë më parë gjatë një takimi në Lezhë u shpreh se janë strukturat që do të vendosin, por Ndreu tha sot se ka mbështetjen e strukturave dhe kandidimi është fakt i kryer.

"Do të kandidoj, por nuk jam delirant që të mendoj se e kam në çante, por atë bashki duhet ta marr unë dhe të bëj një revolucion. Ajo është kthyer në godinë punësimi dhe jo shërbimi. Punojnë 1200 vetë. Kam mbështetjen e plotë të PS-së, po sot do takoj të gjithë anëtarët e PS-së në të gjitha njësitë. Do u tregoj se çfarë ka ndodhur këto vite dhe si është keqmenaxhuar ajo bashki" tha ai.

E ndërsa opozita sot firmosi djegien e mandateve, Ndreu u shpreh se jo të gjithë kandidatët vijues në listë do të ndjekin rrugën e PD-së dhe LSI-së. "Di që shumë vetë nuk kanë ndërmend me ua ndjekur muzikën këtyre do të marrin mandatet dhe do të vijnë në Kuvend" tha ai.

Njëri nga pesë deputetët e opozitës që nuk dorëzoi mandatin është Lefter Koka nga LSI-ja. Por a do i bashkohet deputeti i Durrësit shumicës? "Çfarë do të bëjë, mos më pyet mua, mund të pyesësh Lefterin, unë nuk kam informacion?" tha Ndreu.

Në fund të intervistës, ai shpjegoi sipas tij edhe arsyen e protestave të opozitës. "Ata që kanë tmerre do të prodhojnë destabilitet, sa më shumë të afrohet SPAK-u do të ketë destabilietit".

Share This Video


Download

  
Report form