http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka takuar këtë të enjte një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë.Balla pas takimit me përfaqësuesin e delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benesik mbajtën një deklaratë për mediat. Në fjalën e tij kreu i grupit të PS-së ka komentuar edhe vendimin e opozitës për diegien e mandateve ku e ka cilësuar si një hap i pamenduar mirë.?Si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit?.Ndërsa nga ana tjetër Benesík deklaroi se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti.