http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shtetit ka evidentuar 2685 adresa në internet në të cilat ushtrohet aktiviteti i lojërave të fatit.Policia ka bërë me dije se i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare mbylljen e aksesit për të gjitha adresat ndërsa ka theksuar se po punon me intesitet për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e këtyre të fundit para përgjegjësisë.Sipas policisë mbi 20 raste të ushtrimit të lojërave të fatit janë njoftuar nga vetë qytetarët.Ndërkohë theksohet se vijonë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.Vetëm një ditë më parë në Tiranë janë evidentuar dhe proceduar nga policia 8 persona gjatë operacionit policor ?Aplikacioni".Ndërkohë në shkallë vendi, sipas policisë, janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona që organizonin lojëra fati.Janë sekuestruar në cilkësinë e provës material 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.