I njohur si tregu i ?Dollarit?, edhe sot vijon funksionimin në mënyrë të jashtligjshme. Në këtë vend që ndodhet mes Bankës së Shqipërisë dhe tregut çam mund të gjesh çfarë do. Floriri dhe argjendi shitet dhe blihet lirshëm duke konkuruar edhe argjendaritw, pasi për shkak të moslëshimit të faturave këta tregëtarw ambulantw ofrojnë çmime më të mira. Këmbim valuator, shitje bono thesari dhe çdo veprim tjetër ofrohet tek ?Dollari? në Tiranë, një vend strategjik trëgtie që funksionon që në vitet '90.
Por më shqetësues është fakti se këta tregtarw, mbledhin dhe shesin edhe shumë sende të vjedhura. Telefonat e vjedhur janë më të shpeshtw, apo rëndomtw shiten numra telefoni të regjistruar në seri, që vazhdimisht janë përdorur nga kriminelë për aktivitetin e tyre.