Report Tv - Investime për fëmijët edhe në periferi, hapet këndi i 43 i lodrave në Vaqarr

Report TV 2019-02-23

Views 0

Falë projektit të Bashkisë së Tiranës ?Luaj Tirana?, i cili po shtrihet edhe në zonat rurale, fëmijët e Vaqarrit kanë një kënd të ri lojërash. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në hapjen e këndit me sipërfaqe 1155m2, që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit në zonë, me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhjeje për më të rriturit.

AI theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, duke shtrirë investimet jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale. ?Është gjithmonë kënaqësi e jashtëzakonshme rikthimi në Vaqarr. Ky është këndi ynë i 43-të në 43 muaj punë në Bashkinë e Tiranës. Pas këndeve të lojërave në Krrabë, në Dajt, në Kashar, në Farkë, tani kemi edhe këndin e lojërave në Vaqarr, për t?u siguruar që fëmijët e Tiranës, pavarësisht ku jetojnë, në ish komuna apo në qendër të Bllokut, të kenë të njëjtin akses për një fëmijëri të shëndetshme?, deklaroi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form