Përmeti do ketë ujë 24 orë, Rama: Nuk duhet të bëhej kaq vonë por këtë situatë trashëguam

Report TV 2019-02-24

Views 2

Edi Rama ishte sot në rrethin e Gjirokastrës, ku vizitoi disa qendra kryesore. Rama u ndal fillimisht në Qendrën Historike të Gjirokastrës. Ai pa nga afër punimet restauruese të kalldrëmeve, ku do ruhet tipologjia midis gurëve të bardhë dhe gurëve gri, ndërsa në të njëjtën valë transformimi janë përfshirë edhe shtëpitë e vjetra karakteristike, si dhe bizneset buzë rrugicave ku po ndërhyhet.

Rama deklaroi se të gjitha shtëpitë e vjetra jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe të Beratit do t?i nënshtrohen projektit të restaurimit për t?u shndërruar më pas edhe në bujtina për vizitorët dhe turistët.

?Jemi duke strukturuar një program vetëm për shtëpitë e Gjirokastrës dhe të Beratit, si fillim për shtëpitë karakteristike, për të stimuluar që të rimerren dhe të kthehen në bujtina dhe aktivitetet fitimprurës në mënyrë që të ruhen, nga një anë duke e bërë zero taksën e tatim fitimit, ju e keni 5% tani dhe po ashtu për të krijuar një fond që të aplikohet me projekte. P.sh., unë dua ta kthej këtë në bujtinë, kam nevojë për një mbështetje financiare dhe po shohim mundësinë ta bëjmë të kombinuar me bankat dhe me buxhet në mënyrë që të jetë një lloj kredie me interesa shumë të ulëta dhe me afat të gjatë që të mund të përballohet me sukses,? u shpreh Kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form