Report Tv-Basha: Po përgatitet arrestimi i Dakos

Report TV 2019-02-25

Views 0

TIRANE-Kryetari PD, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se po përgatitet arrestimi i kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në kuadër të hetimeve të dosjes 339/1. Lideri i opozitës nuk pranoi që të jepte më shumë detaje për informacionet që kishte, por shtoi se kjo gjë nuk do ta shpëtojë Edi Ramën. Gjithashtu, Basha u bëri thirrje edhe ndërkombëtarëve që të mos gënjejnë veten, sikur tha ai, pasi kjo histori nuk mund të mbyllet me kokën e Dakos.

"Në Partinë Demokratike takimet janë intensive në funksion të aksionit opozitar. Dua të ndaj një paralajmërim për Ramën, asnjë përpjekje nuk do ta shpëtoja nga përgjegjësia ligjore dhe politike, është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Në orët e fundit po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, duhet të kishte ndodhur që kur dosja faktoi se është kapur në përgjigje. Mos arrestimi u bë me urdhër të Ramës, ai flijoi edhe Xhafën për këtë gjë. Ndaj arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, uroj që të ndodhë sonte, por nuk e shpëton Ramën.

Mund të flijojë edhe njerëz të tjerë të afërm të tij, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës, vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu të kapur duke vjedhur votat. Rama duhet të largohet, kupa është mbushur, mjaft është mjaft. Ftoj ndërkombëtarët të mos gënjejnë më veten, se nuk është punë kokë Gjushësh apo Sejdinësh, pasi Edi Rama duhet të largohet" deklaroi Basha. Deklarata e kryedemokratit erdhi pas takimet me drejtuesit e degëve të Tiranës në kuadër të përgatitjes së protestave të 28 shkurtit para parlamentit dhe të tjerave në vijim kundër qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form