Gjirokastër, pamje nga vendi ku shpërtheu bomba artizanale, i riu në gjendje të rëndë

Report TV 2019-02-26

Views 1

27-vjeçari Vitjon Lluka ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dje në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, i shpërthur në fytyrë një lëndë plasëse. Report Tv mëson se lënda ishte një bombë artizanale, me nitrat dhe kimikate. Dyshohet që shpërthimi i sja të jetë bërë me telekomandë, dhe të ketë prapavijë një hakmarrje për shkak të një vrasje të kryer në vitin 2016. I riu dje po kulloste bagëtitë, kur i është afruar lëndës shpërthyese e cila i ka plasur në fytyrë. Dëmtimet janë të mëdha.

Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit ?Andon Poci? ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme.

Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë Dorian Llukës i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enreik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form