Ora News – Prokuroria mbyll hetimet, Saimir Tahiri merret i pandehur

Ora News Lajme 2019-02-27

Views 2

#oranews #saimirtahiri
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri do të paraqitet të enjten në prokurori për tu njohur me vendimin e marrë për hetimet e nisura ndaj tij.

Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela kanë vendosur mbylljen e hetimeve duke e marrë ish ministrin të pandehur, për dy akuza. ?Trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror?.

Pas njoftimit të vendimit Tahiri dhe avokati, i tij kanë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ndërsa akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se ish ministri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

Së bashku me Tahirin do të dërgohen në gjyq edhe

edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të policisë , ish drejtori i policisë së Vlores Jaeld Çelën, Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore të tahirit duke i caktuar datën 10 mars si afati i fundit.

Tahiri u hetua në gjendje të lirë pas ndryshimit të masës arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroria-mbyll-hetimet-saimir-tahiri-merret-i-pandehur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form