Era shkaterron serat ne Shkoder

RTV KLAN 2019-02-28

Views 27

Erërat e forta kanë shkatërruar dhjetëra sera në zonën fushore të Shkodrës. Fshati Kosmaç është më i prekuri, ndërsa për banorët e kësaj zone dëmet financiare janë të konsiderueshmes.
Fshati Kosmaç njihet për prodhimin e sallatës dhe spinaqit, ndërsa shkatërrimi i serave ka bërë që ky produkt vendas të mungojë në treg

Mjaftoi vetëm pak orë stuhi ere dhe fermerët në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës humbën gjithçka. Myzafer Elezi tregon se ka investuar 5 milionë lekë në sera dhe thotë se tashmë ka falimentuar.

Nga 800 dynym sera që janë në zonën e Kosmaçit 600 dynym janë shkatërruar plotësisht. Mbi 30 ton spinaq dhe 40 ton sallatë jeshile që prodhohen në këtë zonë dhe pritej të hidhej në treg, përfundoi në plehra duke shkaktuar mungesën e prodhimeve vendase për konsumatorët.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form