Përgjimi i Dakos, eurodeputeti Kelam: Rastet sporadike nuk ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve

Report TV 2019-02-28

Views 0

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tunne Kelam, i Partive Popullore Evropiane, thotë se zgjedhjet e 2017-ës janë legjitime, dhe se ky është një konkluzion që e kanë arritur edhe vëzhguesit e PE-së në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e pretenduara ng aopozita për vjedhje votash në zgjedhjet parlamentare te 2017-ës që sollën në pushtet në mandatin e dytë qverinë Rama, Kelam tha se "raste të izoluar anuk ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve".

"Kolegët e mi që kanë vëzhuar zgjedhjet i konsideruan zgjedhjet legjitime. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë tani për tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament", u shpreh Kelam në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit të PE-së në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form