Delegacioni PE: Të zhgënjyer nga Kryemadhi, të rikthehet dialogu - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Delegacioni i Parlamentit Europian dhe kryesuesi i këtij delagacioni Tunne Kelam kanë shprehur shqetësim për situatën politike në Shqipëri.Në një konferencë për mediat, pas takimeve të zhvilluara me liderat politikë dhe shoqërinë civile, Kelam I bëri apel klasës politike për dialog.Ai tha se vendi është në një fazë të rëndësishme për integrimin dhe se nuk duhet të shkaktohen vonesa për përmbushjen e reformave.?Kemi nevojë dhe jemi të interesuar që Shqipëria të çelë negociatat. Ky objektiv shumë i rëndësishëm dhe do jetë më i rëndësishmi deri sa ta kemi përmbysur. Të gjitha problemet siç e kemi parë dhe në raste të tjera mund të zgjidhen brenda BE. Të demokracisë, të bashkëpunimit mes partive, mund të zgjidhen dhe të stabilizohen në kuadrin e BE-së. Është e rëndësishme të mos vonohen apo shkaktohen vonesa të tjera për këtë proces. Domethënë mos të ketë vonesa për shkak të mosmarrëveshjeve kombëtare?, deklaroi zyrtari i PE.?Ndërsa nga ana tjetër raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein u shpreh I zhgënjyer nga drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi.Fleckenstein tha se gjatë takimit që pati me të ajo u shpreh se vendi ka nevojë për ndryshim pushteti.Por krahas zhgënjimit, Fleckenstein theksoi se vendimi I opozitës për djegien e mandateve nuk është një mënyrë për zgjidhjen e problematikave në vend. Ai i bëri thirrje kandidatëve të opozitës në listat zgjedhore që të pranojnë mandatin në mënyrë që Parlamenti të vijojë punën në normalitet.?Procesi i reformave është duke vazhduar dhe KE këtë ka kërkuar që të ketë vendim pozitiv. Ky parlament mund të vazhdojë rrugëtimin dhe me anëtarë të rinj të parlamentit. Së dyti, ndoshta disa e mbajnë mend kur unë kam thënë në fillim me Kukan, ka qenë një bojkot nga opozita dhe asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Më vjen keq sepse djegia e mandateve nuk është mënyrë për të zgjidhur problemet. Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, pro edhe nëse opozita të ketë të drejtë me akuzat, bojkotimi nuk zgjedh problemet. U çudita por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që e ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj.?

Share This Video


Download

  
Report form