Basha: Nuk i komentoj deklaratat e miqve te huaj

RTV KLAN 2019-03-01

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përgjigje të gazetarëve për komentet e eurodeputetëve, përsëriti se nuk i komenton deklaratat e ndërkombëtarëve.

?Nuk komentoj deklaratat e miqve të huaj?, tha Basha, i cili në vazhdim përsëriti edhe një herë kushtet për zgjidhjen e krizës, të cilët janë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme.

Duke folur për djegien e mandateve, Basha tha se ?ne e bëjmë këtë sakrificë sepse ne qëndrojmë për vlerat e Europës dhe luftojmë për vlerat e Europës. Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni.?

?Rrugëtimi që kemi nisur është rrugëtim evropian. Në cilin vend të Europës kur qeveria kapet duke vjedhur ikën populli në emigrim? Në Europë qeveria ikën dhe fajtorët shkojnë në burg", tha Basha tha Shkorda ku pati një takim me stukturat e partisë.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Qershorit, Basha tha se ?kemi kohë për të folur për këtë, të mos dalim nga tema?. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS