Ora News - LSI: Të ndalohet prefekti i Beratit, të nisë hetimi ndaj ministres së Financave

Ora News Lajme 2019-03-01

Views 1

#oranews

LSI kërkon nga prokuroria e Beratit që të ndalojë prefektin e qarkut për shkak të situatës që ka krijuar në bashkinë e Skraparit. Në një dalje nga selia, deputetja Silva Caka i bëri thirrje prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet edhe ndaj ministres së Financave, Anila Denaj.

Caka: Situata alarmante e bllokimit të buxhetit të Bashkisë së Skraparit, vazhdon akoma, duke futur në kolaps gjithë shërbimet bazike ndaj komunitetit, si mbyllja e çerdhes së fëmijëve, mbyllja e Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, mbyllja e Konviktit të shkollës së mesme, shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, si dhe pagat e punonjësve për më shumë se 2 muaj. Kjo situatë zbatohet me militantizëm të verbër nga Prefekti i Qarkut Berat, Harilla Dafa dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj. Këto sulme të ulëta, kanë prapaskenë politike dhe synojnë që nëpërmjet presionit dhe shantazhit, të terrorizojnë banorët e Skraparit, për të arritur objektivin e parealizueshëm, për të fituar Bashkinë e Skraparit.

I kërkojmë Prokurorisë së Beratit, ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, për konfirmimin e vendimit të miratimit të buxhetit të Bashkisë, kur rezulton se këto vendime të marra nga Këshilli i Bashkisë, janë të paligjshme, të falsifikuara dhe mbi të gjitha janë të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t?a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm.

Kjo vendimmarrje nga Prefekti i Qarkut Berat, ka shkaktuar këtë dëm kolosal, duke e futur Bashkinë në një kolaps të paprecedent.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, të nisë ndjekjen penale për Ministren e Financave, për ?Shpërdorim detyre?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-te-ndalohet-prefekti-i-beratit-te-nise-hetimi-ndaj-ministres-se-financave

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form