Premtimet e parealizuara të kryetarit te Komunës së Gazi Babës, të cilat ua ka bërë banorëve të Hasanbegut i ka shtyrë këta të fundit që sot të dalin në protestë. Ata thonë se pas fatkeqësisë së vitit 2016 kur në Hasanbeg ndodhën përmbytjet, është absurde dhe skandaloze që organet, duke përmendur këtu komunën e Gazi Babës, të mos ndërmarrin asgjë për rregullimi e kanalit. Ata thonë se para zgjedhjeve kryetari i Gazi Babës nuk hezitonte të bënte premtime të shumta duke thënë se problemet shumëvjeçare infrastrukturore të këtyre banorëve, do të zgjidhen.
Banorët të revoltuar thonë se nëse komuna nuk ndërmerr ndonjë hap dhe të fillojë me realizimin e premtimeve të bëra, paralajmërojnë serish protesta dhe atë më radikale.