Dorëheqja e opozitës/ Kryemadhi: Në fund të majit kemi zgjedhjet e parakohshme

Report TV 2019-03-01

Views 0

TIRANE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi pasditen e sotme gjatë një takimi me strukturat se në fund të muajit maj do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për drejtuesen e LSI-së, socialistët do ta spostojnë Ramën nga qeverisja. Kryemadhi sulmoi edhe ndërkombëtarët, referuar deklaratave të eurodeputetëve, veçanërisht Knut Fleckenstein, kur tha se vijnë për të marrë qokën e fundit.

"Mos u habisni kur t'u thotë tani se jam Zoti juaj. Puna jonë tani është me njerëzit, s'ka më parlament. 94% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër sesa ka qenë. Edhe ne kemi kusuret tona, por kemi shansin ti rregullojmë. Do të thoni ju, pse doni zgjedhje të reja? Minimumi janë 5 deputetë që vijnë në parlament me paratë e trafikantëve të drogës. Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë mos u shqetësoni, por ka ndërkombëtarë dhe institucione.

Ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje me individë, por shtet me shtet. Asnjë qeveri e BE-së nuk përkrah qeverinë e Ramës, apo reformat e dështuara. Prandaj mos u surprizoni nga deklaratat që vijnë për të marrë qokën e fundit në Shqipëri. Votat e LSI-së janë të lidhura me miqësinë dhe solidaritetin. Zgjedhjet do të jenë në fund të majit. Zgjedhjet parlamentare do të jenë të parakohshme, pasi do të jenë socialistët që do ta vendosin në cep Ramën pastaj e gjithë shoqërinë shqiptare" tha ajo.

Por kryeministri Edi Rama i ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme duke deklaruar se mandatin e marrë vitin e kaluar do ta dërgojë deri në fund. Nga Samiti i Diasporës, sot kryeministri Edi Rama i bëri një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike.

Share This Video


Download

  
Report form