Edhe pse kjo nënë ka rritur tre fëmijë sot në portën e saj nuk troket më " /> Edhe pse kjo nënë ka rritur tre fëmijë sot në portën e saj nuk troket më "/>

"BOOM": Drama e nënë Alimesë, e braktisur nga fëmijët dhe fati, shtyn ditët në skamje të plotë

Ora News Lajme 2019-03-01

Views 3

#oranews #boom
Edhe pse kjo nënë ka rritur tre fëmijë sot në portën e saj nuk troket më askush.Dhimbjet, vuajtjet, lotët dhe lutjet e kësaj nënë i dëgjojnë vetëm katër murët e dhomës ku jeton.

Rubrika "Shqipëria pa filtra" e emisionit investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli këtë të premte historinë e trishtë të 65-vjeçares nga Fieri, Alime Hoxha.

E martuar dhe me tre fëmijë, jeta e saj deri në 1991 vijonte normalisht.

Pikërisht në këtë vit, i shoqi emigron në Greqi. Këtu fillon dhe kalvari i vuajtjeve të saj që përveç se rriti e vetme tre fëmijë, sa herë i shoqi vinte në Shqipëri e dhunonte barbarisht.
I vetmi gëzim që i kishte mbetur nënë Alimesë deri disa kohë më parë ishte vajza e saj adoleshente. Por një telefonatë e babait që i flet me tone të ashpra bëri që ajo ti jepte fund jetës duke pirë fostoksinë.

Sot e mbetur krejt e vetme dhe në kushte tejet të vështira ekonomike, Alimja prej 2002 jeton vetëm me kujtimet e vajzës së saj.

Dy vite më parë merr guximin dhe divorcohet nga bashkëshorti megjithëse martesa e saj kishte përfunduar vite më parë.

Por prej dy vitesh Alimja jeton edhe në errësirë dhe për të parë ilaçet përdor një elektrik dore.

Alime Hoxha: Jam një nënë e vetmuar. Jetoj vetëm, pa zjarr, pa drita. Ajo është çupa ime që më ka vdekur, 19 vjeç. E mori i ati në telefon, u prek dhe piu fostoksinë. Pa drita, pa asgjë, kam frikë. Nuk më lidhin dritat. Dy çunat që kisha janë martuar dhe kanë ikur jashtë shtetit, nuk e di ku janë. Kur kam ha, kur nuk kam rri.

I vetmi njeri që kujdeset për të mesa ka mundësi është komshija e saj Nevila.

Nevila: Është një nënë që ka bërë gjithë ata fëmijë, nuk e shikojnë, nuk flasin. Vi e shikoj, i sjell ndonjë pjatë gjellë. I kam thënë sili rrobat ti laj te shtëpia ime. Ka 30 vjet kështu që e mbaj mend që kur kam ardhur nuse, që kur i ka ikur burri.

Vajza i vdiq, piu fostoksinë. Çunat i pati në rrugë të drejtë, pastaj u martuan dhe i tërhoqën gratë. Kjo ka mbetur vetëm. Jetojnë jashtë Shqipërisë. Nuk kanë konktat me të, kanë qenë të dhënë pas të atit. Pas vdekjes së vajzës Halimeja ka qenë në psikiatri.

E kam ndihmuar me doktorët, u përmirësua nga ilaçet. Ka marrë një pension koperative dhe me atë po ushqehet.Nuk ka të ardhura. Kuj ti vijë keq ta ndihmojë sa të ketë mundësi. Po bën dy vjet pa drita dhe ujë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/boom-drama-e-nene-alimese-e-braktisur-nga-femijet-dhe-fati-shtyn-ditet-ne-skamje-te-plote
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form