Vrau fqinjin se i vodhi drutë dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Greqia shqiptari Gëzim Toma

Report TV 2019-03-02

Views 2

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i cili akuzohet për veprat penale penale "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "vjedhja me dhunë". I ekstraduari është 37-vjecari, Gëzim Toma.

Toma ishte arrestuar nga policia shqiptare në vitin 2013 për shkak se akuzohej për vrasjen e një 25-vjecari në Krastë të Martaneshit. Pas arrestimit ai u arratis nga burgu i Drenovës në 23 nëntor të vitit 2013 pasi kërcënoi me armë gardianët e burgut. Ndërkohë që u arrestua sërish në datë 29 nëntor po të vitit 2013 në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Toma akuzohet për vrasjen e Fatos Daxhës të ndodhur në Krastë në vitin 2013. Vrasja ndodhi si pasojë e një konflikti të nisur për vjedhje të druve të zjarrit, gjë për të cilën autori akuzonte viktimën.

Share This Video


Download

  
Report form