Ora News - ''Pse nuk vihen në dyshim protestat e 2017'', Lleshaj zbulon bisedën me eurodeputetët

Ora News Lajme 2019-03-02

Views 0

#oranews

Ministri i Bredshëm gjatë një takimi me socialistët e Shkodrës zbuloi dhe pjesë nga biseda që zhvilloi me delegacionin e deputetëve të Parlamentit Europian që këtë javë vizituan Shqipërinë.

Lleshaj tha se europarlamentarët kanë qenë të qartë kur janë shprehur se zgjedhjet do të jenë në 2021 dhe se nuk mund të vënë në dyshim zgjedhjet e 2017 pasi i çertifikuan vetë.

Fatkeqësia e madhe nga kjo situatë, protesta të cilat kanë qenë të dhunshme dhe jo tipikisht drejtohen nga parti parlamentare dhe është një sfidë jashtëzakonisht e madhe për çdo polici në botë të përballet me ish ministrin e Brendshëm apo ministrin e radhës që do bëhet i Brendshëm. Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë tonë për fat të keq. Për fat të mirë shumë nga partnerët të kenë mirëkuptim.

Pardje pata një takim me europarlamentarët. Ata ishin një grup i përzier i kryesuar nga parti të djathta. Ata janë jashtëzakonisht në favor të qëndrimeve dhe zgjedhjeve që kemi dhënë ne. Ne s'mund të dalim të vëmë në dyshim zgjedhjet që i çertifikuam vetë dhe me konsensus të plotë si radhë herë në historinë tonë.

Ata nuk arrijnë të kuptojnë sesi një parti që është e përfaqësuar në parlament dhe të gjithë institucionet e tjera të heqë dorë nga instrumentet e ligjshme si parlamenti dhe të zgjidhë rrugën, që zgjidhet nga forca dhe grupime të papërfaqësuar. Zgjedhjet duhet të bëhen në 2021. Maksimumi që mund të bëjmë me opozitën është të bëjmë dialog por jo negociata"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pse-nuk-vihen-ne-dyshim-zgjedhet-e-2017-lleshaj-zbulon-biseden-me-eurodeputetet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form