Zgjedhjet vendore të këtij viti dhe ato parlamentare në verën e vitit 2021 nuk do të cënohen. Me këtë garanci, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS-së kërkoi nga strukturat e partisë së Qarkut të Dibrës angazhim maksimal për zgjedhjet vendore. Së bashku me sekretarin organizativ të PS-së Arben Pëllumbi dhe deputeten Almira Xhembulla, Xhaçka mori pjesë gjatë fundjavës në asambletë e zgjeruara të degëve të PS-së në Burrel, Klos, Peshkopi e Bulqizë.
Duke komentuar situatën politike, të krijuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, Xhaçka tha se është e paprecendentë.
?Raporti ynë kryesor dhe final është ai me qytetarët, është besimi që ata na kanë dhënë, është puna që ne duhet të bëjmë për të shpërblyer besimin e tyre. Është shumë e rëndësishme që ne të intensifikojmë komunikimin me ta. Jo thjeshtë për të folur me ta për sukseset e qeverisjes sonë por, është me rëndësi tu tregojmë atyre sikundër edhe opozitës e partnerëve tanë ndërkombëtare, që janë mbështetja jonë dhe flasin se çfarë duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, se ne jemi të gjithë bashkë e flasim të gjithë njëzëri. Dhe se ato forca që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë e shumë më tepër sesa ata pak vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e ?97 ?, - tha Xhaçka.