#oranews
Në kohën kur opozita vijon të qëndrojë jashtë parlamenti, PS ka nisur takimet me elektoratin e tyre në rrethe për zgjedhjet vendore.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS në qarkun e Dibrës ka garantuar qytetarët nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse se në Parlament nuk ka opozitë.
Madje Xhaçka i ka quajtur vandale veprimet e opozitës, të cilët sipas saj me situatën e krijuar kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë në kohën e vitit 1997.
Xhaçka: Ti tregojmë opozitës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë më shumë se ata vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e vitit 1997.
Sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi iu kërkoi socialistëve që të vijojnë punën përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Pëllumbi: Ne do t'i fitojmë të 61 bashkitë e vendit.
Përfaqësuesit e PS se socialistët janë të vendosur që të mos lejojnë askënd të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhacka-ne-diber-disa-vandale-kerkojne-te-rikthejne-1997
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz