#oranews
Kryetari i PD-së ftoi qytetarët të mblidhen nesër në protestën para kuvendit që pritet të nisë nesër. Ndërsa la të kuptojë dhe për një dosje tjetër, atë të Dibrës që sipas Bashës Rama duhet të ketë frikë.
Lulzim Basha: "Edi Rama dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë "
Basha kishte dhe një mesazh: Nuk ka për të pasur opozitë fasadë
"Nesër në orën 10:00 ftoj qytetarët ti bashkohen protestës të njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total të këtij parlamenti dhe klonimet që Edi Rama përpiqet të bëjë. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë."
Basha mbledh aleatët për protestën e të martës para Kuvendit
Opozita mbajti një takim prej 60 minutash në selinë e Partisë Demokratike, ku edhe do të vendoset skenari i protestës së ditës së nesërme te Kuvendi.
Ndërkohë shumica parlamentare ka njoftuar seancë plenare në orën 10.
Seanca e nesërme në Kuvend do të jetë e shoqëruar me tensione jashtë sallës për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës.
Në rendin e ditës është parashikuar dhe betimi i katër deputetëve që morën në KQZ mandatet e lëna bosh nga LSI.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-mbledh-aleatet-protesten-e-te-martes-para-kuvendit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz