Kontratat e shit-blerjes së makinave, pas 1 marsit jo më vetëm tek noteri

Report TV 2019-03-11

Views 6

Duke filluar që prej datës 1 mars kontratat e shitblerjes së makinave nuk do të kryhen më vetëm tek noteri por edhe te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ky kalim procedurash do të reduktojë dhe numrin e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë shitësit dhe blerësit. Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja tha se ky vendim do u japë fund sorollatjeve të qytetarëve.

Gonxhja: ?Prej 1 Marsit është aplikuar shërbimi i ri në sportelet e DPSHTRR në rang vendi, i cili do u japë një mundësi qytetarëve më lehtësuese dhe më praktike dhe më e rëndësishme është që është shumë më e sigurt, pasi të gjitha shërbimet do të bëhen në një vend, te sporteli ynë, aty do të bëhet dhe një verifikim i plotë i gjendjes së mjetit apo nëse mjeti ka probleme me interpolin, nëse ka një bllokim. Blerësi dhe shitësi janë më të sigurt se asnjëherë tjetër?.

Tarifa për kontratën e shitjes do të jetë 1,400 lekë, ndërsa Për sa u përket dokumenteve të tjera, si certifikata e kontrollit teknik të mjetit, kontrata e sigurimit të detyrueshëm, detyrimi i taksave, detyrimi për gjoba, verifikohen online.

Gonxhja: ?Me koston dhe analizën tonë të shërbimit ne kemi nxjerrë një vlerë e cila është mjaft realiste, vetëm 1200 lekë për kalimin e prnoësisë dhe 200 lekë për sportelin, total 1400 lekë për gjithë administrimin ë kontratës së shitblerjes?.

Pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit, makina regjistrohet direkt në sportelet e Drejtorisë të Transportit Rrugor për pronarin e ri.

Share This Video


Download

  
Report form