Rudina - Shenjat e horoskopit me me fat per muajin mars! (04 mars 2019)

RTV KLAN 2019-03-12

Views 19

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Sapo kemi hyrë në muajin Mars dhe është bërë traditë që në programin ?Rudina? në Tv Klan, çdo muaj të jetë e ftuar Meri Shehu. Astrologia foli për parashikimin e yjeve duke renditur shenjat nga ato më me pak fat e deri tek shenjat me më fat.

Sipas Shehut, shenja më me pak fat do të jetë ajo e Bricjapit, duke u pasuar nga Demi dhe Shigjetari. Ndërsa shenja më me fat do të jenë Peshqit duke u pasuar nga Dashi dhe Akrepi.

Renditja e shenjave të horoskopit për muajin Mars, nga shenja më pak e favorizuar deri tek ajo më me fat:

12. Bricjapi Gjatë muajit Mars do të kenë një ndikim të fuqishëm ekonomik. Mërkuri në shenjën e tyre do t?i japë disavantazhe planeve e projekteve dhe ekziston mundësia për t?u bërë një gabim në aplikime të ndryshme. Në çështjet familjare mund të kemi një shpenzim të madh energjie, pa bërë ndonjë gjë konkrete.

11. Demi Janë në këtë pozicion sepse Marsi do t?u ndryshojë mënyrën e të menduarit dhe do t?u sjellë të papritura, të cilat mund t?i kenë ndjerë edhe në 2018-n. E papritura do të kthehet tek ta. Duhet të futen në rrugë të reja.

10. Shigjetari Megjithëse është viti i tyre, për ta do të fillojnë të papriturat në lidhje me punën dhe jetën e përditshme. Do të ndihen të riskuar. Por do të kenë njohje dhe shanse të reja. Duhet të kenë kujdes nëse duan të ndërrojnë një shtëpi, apo për të blerë një pronë, pasi do kenë konflikte.

9. Virgjeresha Planeti i tyre Mërkuri do të jetë kundër. Kjo do të thotë që do të keni projekte dhe ide që do t?ju bëjnë konfuzë. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e dikujt tjetër. Nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme këtë muaj.

8. Binjakët Janë në këtë pozicion sepse në çështjet e punës duhet të jenë të vëmendshëm. Duhet të jenë të vëmendshëm për të sqaruar detaje. Në erotizëm do të jenë shumë të ndjeshëm dhe mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë. Por të mos pretendojnë se në Mars gjërat do të kenë jetëgjatësi.

7. Gaforrja Duhet të ishin akoma edhe më mirë, por në gjërat që mendohet se i kishin stabilizuar do të dalë një kthesë dhe do t?i bëjë më skeptikë. Nuk duhet të nxitohen. Çështja ekonomike për ta do të ketë rilindje.

6. Luani Do kenë Afërditën përballë shenjës së tyre. Do kërkojnë në marrëdhënie me të tjerët, por duhet t?i japin rëndësi partnerit. Nuk duhet të qëndrojnë në stilin potent. Do fillojë një periudhë karriere për ta, por jo e stabilizuar.

5. Ujori Kanë një muaj me fat. Psikologjikisht janë pak të lodhur, Hëna e re do t?i rigjenerojë. Ndoshta do t?i rikthehen edhe të kaluarës që do t?i bëjë mirë.

4. Peshorja Do marrin energji pas datës 20. Ndihen të dobëta me fillimin e pranverës, megjithatë të shikojnë mirë bashkëpunimet me jashtë. Ato do t?u japin vitalitet.

3. Akrepi Është muaji më erotik për ta, por Mërkuri i kthehet kundër. Do sqarojnë lidhjet e mëparshme, por do t?u krijojnë ngatërresa. Pas datës 20 marrin prioritet çështjet e punës për ta.

2. Dashi Është muaji i ...

Share This Video


Download

  
Report form