Report TV - Rama mbaron fjalimin në parlament dhe niset drejt Italisë

Report TV 2019-03-12

Views 1

Pas përfundimit të fjalimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama u nis në një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë fjalë në foltore, Rama tha se "Do të shkoj matanë detit për të bërë përpjekjen time për ti shpjeguar Italisë cka kanë shfaqur lajmet, nuk është protestë popullore, por reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë së popullit shqiptar që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe përfaqësimit dhe ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, ku e vetmja gjë e re është një vendim vetëvrasës i udhëheqjes së opozitës si rezultat i humbjes së shikimit mbi Shqipërinë. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur. Si dy vite më parë kur në bulevard u ngri një çadër për një Republikë të Re për kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe trazitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga parlamenti" tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form