Betohen katër deputetët e opozitës së re, socialistët i presin me duartrokitje

Report TV 2019-03-12

Views 0

TIRANE - Pas marrjes së mandatit nga KQZ-ja, katër deputetët e rinj nga lista e LSI-së janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë. Betimi i deputetëve të rinj të opozitës së re është shoqëruar me duartrokitje nga deputetët e shumicës. Opozita dogji mandatet, ndërsa katër kandidatë nga LSI-ja, pranuan të ulen në karrigen e deputetit; Aurora Mara, Ylli Shehu, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi. Ata kanë zëvendësuar Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Brahimllarin dhe Përparim Spahiun. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka quajtur tradhtarë kandidatët në listat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe ka folur për presion që i është bërë nga ana e qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form