Krizë kushtetuese?! Balla rrëzon Metën: Opozita maksimumi proteston edhe 2-3 herë!

Report TV 2019-03-12

Views 0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundërshton deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë foli për krizë politike, institucionale dhe kushtetuese.

"Nuk bëhet fjalë për krizë politike, nuk di se ku e gjeti presidenti krizën kushtetuese institucionale. Krizë është kur institucionet nuk funksionojnë, por kuvendi është funksional. Sot 4 deputetë të opozitës kanë marrë detyrën. 6 kandidatë të tjerë, 3 nga PD dhe 3 nga LSI kanë dorëzuar dokumentacionin për ligjin e dekriminalizimit. Opozita po zëvendëson përfaqësuesit e vet. Sot në Kuvend është kthyer vota kundër, institucion në demokraci", tha Balla i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv.

Përballë gazetarit Denis Minga, deputeti socialist, Taulant Balla, tha se nuk beson që opozita të zhvillojë protesta të tjera, pasi sipas tij edhe tubimi i sotshëm para Kuvendit, tregon se protestat po shkojnë drejt shterimit.

"Edhe sot kuvendi shumë normalisht Kuvendi vijoi axhendën intensive të integrimit të Shqipërisë në BE, kishim dy marrëveshje të rëndësishme që e përfshijnë Shqipërinë me vendet partnere në kuadër të këtij procesi. Se cfarë ndodh në oborrin e jashtëm të Kuvendit, është dicka që po vjen në zvenitje të përditshme, besoj se maksimumi dhe dy tre herë do ndodhë", u shpreh Balla.

Por si mund të vijohet në procesin integrues të Shqipërisë me këtë situatë politike?

Balla thotë se një nga pikat e rëndësishme për jetën politike që lidhet me kushtet për integrimin, është reforma zgjedhore. Dhe me opozitën e re që po krijohet në Kuvend, Basha tha se shumë shpejt do të shkohet drejt miratimit të draftit të reformës zgjedhore.

"Unë jam objektiv, gjithmonë Shqipëria ka pasur disa detyra për të adresuar, ajo që lidhet me jetën politike, Kuvendin, ishte e lidhur me adresim për çështjen zgjedhore, dhe që unë mendoj se drafti i dakordësuar tërësisht me ish-grupin parlamentar të PD-së, jam i sigurt dhe me ata që do të vijnë, dhe të tjerë që mesa duket do të ketë, besoj duhet të jetë drafti që duhet të ketë dakordësinë për tu miratuar, drafti i reformës zgjedhore. Një ndër pikat e saj është edhe depolitizimi i komisionerëve", u shpreh

Share This Video


Download

  
Report form