#oranews
Ish-ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin dhe deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nga studio e lajmeve në Ora News i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, duke thënë se kriza në Shqipëri nuk është institucionale, politike, apo Kushtetuese, por është krizë vetëm e opozitës.
Gazetarja: Presidenti ka theksuar se bëhet fjalë për një krizë jo vetëm politike, por edhe institucionale dhe duhet dialog është e gatëshme mazhoranca që ta nisë këtë dialog?
Felaj: Kriza nuk është as politike, as institucionale dhe as kushtetuese. Kjo është kriza e opozitës me veten nuk është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Presidenti ka të drejtë të ketë opinionin e tij, po nuk është detyrues, për të gjithë qytetarët e vendit, të cilët mund të venë fare mirë në punë arsyen për të parë se çfarë ndodh.
Felaj është shprehur se pas djegies së mandateve të opozitës, Parlamenti është tërësisht funksional.
Felaj: Do ju jap përgjigje si juriste, pa sforcime. Ky Parlament është konstituuar që në 2017 dhe në atë rast jemi zgjedhur 140 deputetë. Pak më herët opozita qëndroi gati 6 muaj jashtë Kuvendit dhe vendosi të dorëhiqej më vonë, por kjo nuk e pengon mazhorancën sepse ka shumicën. Luftën për votën e lirë dhe të ndershme e ka bërë gjithmonë e majta. Nuk di ndonjë parti që të paktën 10 vitet e fundit të ketë pasur kauzë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputetja-e-ps-i-pergjigjet-metes-ska-krize-institucionale-por-krize-te-opozites
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz