Pa praninë e mediave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur ndaras në takime përfaqësuesen e lartë të zyrës së BE-së në Kosovë, Natali Apostolova, Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kossnet dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Takimet janë zhvilluar në kohën kur janë shtuar presionet për pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Haradinaj nuk ka folur në detaje për takimin duke thënë se kanë biseduar vetëm për platformën për dialog, e cila do të hidhet në votim në Kuvend të fund të javës.
Ndërsa për taksën ka thënë se mund të pezullohet për 1 javë vetëm atëherë kur janë të sigurtë se e kanë kontratën e njohjes në tavolinë.
Sipas tij, me taksën nuk po rrezikohet vetëm raportet e Kosovës me SHBA-në, por edhe ato të Serbisë me BE-në, pasi Beogradi është shkaktar i ndërprerjes së dialogut.
Ndërkohë me tone më të buta ka folur sot Presidenti Hashim Thaçi. Nga kazerma ?Adem Jashari?, ku edhe u shënua nisja e ?Epopesë së UÇK-së?, kreu i shtetit ka ftuar për bashkim të spektrit politik, ngase sipas tij, të bashkuar edhe miqtë na duan më shumë.
Në fund të javës në Prishtinë do të qëndrojë Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, ndërsa javën e ardhshme dy këshilltarë të Kancelares gjermane Angela Merkel.
Tv Klan