Kriza politike sjell në Tiranë Christian Danielsson - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Situata politike në Shqipëri dhe pasojat që ajo mund të sjellë në procesin e integrimit, sjellin në Shqipëri, drejtorin për zgjerim në BE.Christian Danielsson mbërrin në kryeqytet këtë të mërkurë në mbrëmje.Ai do të takohet në Tiranë me krerët më të lartë të vendit dhe përfaqësues të partive politike.Në axhenden e takimeve të drejtorit për zgjerimin ne BE, janë parashikuar takime edhe me kryeministrin Rama dhe kryetarin e Pd, Basha.Vizita e Danielsson në Tiranë vjen në një moment krize politike dhe situate të paqartë me opozitën që la mandatet parlamentare dhe vijon protestat në rrugë kundër qeverisë, ndërsa një pjesë e kandidateve në listat e opozitës po pranojnë mandatet e deputeteve.Kjo situatë ka shqetësuar edhe ndërkokmbëtaret të cilët kanë paralajmeruar se kjo levizje e opozitës dhe protestat herë pas herë me dhunë rrezikojnë të pengojnë procesin e integrimit dhe në mënyrë të vecante të hapjes së negociatave të Shqipërisë që ishte menduar se do të ndodhte në qershor.

Share This Video


Download

  
Report form