PD:  Qeveria grabit pronaret

RTV KLAN 2019-03-12

Views 0

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po grabit pronat e pronarëve të ligjshëm. Ish- deputetja Jorida Tabaku duke iu referuar vlerësimit të bërë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, tha se shteti ka vendosur të ulë vlerën e kompensimit dhe kthimit të pasurive të pronarëve me 3 herë.

Jorida tabaku  ish deputete e PD-së : Skema në kurriz të pronarëve është si vijon: nga vlera prej 4.9 mld euro, qeveria fillimisht ka vlerësuar të japë 600 mln Euro, por kjo vlerë u zvogëlua deri në 3 herë me VKM në 2017 e në vijim. Qartazi kjo mazhorancë dhe qeveri ka vullnetin politik për të shpenzuar 2.2 miliard euro për qokat koncesionare, për tendera për oligarkët, për shpenzime luksi, por nuk ka vullnet politik për të kompensuar siç duhet pronarët e tokës.

Sipas Tabakut grabitja e pronës nga mazhoranca po bëhet përmes ligjit për kthimin dhe kompensimin, ligji për investimet strategjike, atë të kadastrës dhe dy VKM-të e qeverisë që sipas selisë blu i japin autoritet ekzekutivit të mos ia japë pronën pronarëve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form