Ora News - Basha pas takimit me Danielsson tregon formulën e zgjidhjes së krizës politike

Ora News Lajme 2019-03-14

Views 0

#oranews

Si takimi me eurodeputetët, edhe ai me zyrtarin e lartë të BE-së, Christian Danielsson, nuk ka lëkundur në qëndrimet e saj opozitën.

Pas një takimi përreth një orë e gjysmë pjesë e të cilit ishin krerët e partive opozitare, Lulzim Basha deklaroi:

Lulzim Basha: Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për ti qëndruar kësaj beteje por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend.

Basha tha se opozita e konsideron regjimin e Edi Ramës të mbaruar, duke iu referuar si një kufomë që pret të kallet. Kryeopozitari foli dhe për formulën e zgjidhjes.

Lulzim Basha: Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën në të cilin do të ecet dhe opopzita ka për detyre që këtë rrugë ta konkretizojë me vizionin që edhe në Shqipëri të fillojnë të ndërtohen ato institucione, ato praktika ku respektohen të drejtat e njeriut, nuk shkelen të drejtat e njeriut, ku qeveria dhe parlamenti janë në krah të njerëzve dhe jo kundër njerëzve, kundër kriminelëve dhe jo në krah të kriminelëve.

Për këtë, tha Basha, duhet një reformë e thellë kushtetuese dhe elektorale por mbi të gjitha vullneti politik.

Lulzim Basha: Meqë pyetët për formulën, hetim i plotë i dosjes 339, dosjes 184 dhe çuarja para përgjegjësisë penale e politikanëve që kanë vjedhur votat bashkë me krimin e organizuar janë po aq të rëndësishme, mos të them më të rëndësishme sesa ndryshimet në ligj që shkruhen dhe pastaj nuk zbatohen. Kur kjo të ndodhë mund të themi se drejtësia po bën punën dhe jo si sot ku donikaprelizimi e ka shndërruar atë në një bisht dhelpre për Edi Ramën me të cilin fshin dhe bën propagandë. Së dyti u jep besim shqiptarëve se në zgjedhjet e ardhshme çdo politikan që pranon të ulet me kriminelët për të tjetërsuar vullnetin e tyre do të shkojë para drejtësisë dhe prapa hekurave.

Ndaj është shumë e rëndësishme zbardhja e këtyre dosjeve, njëra ka pothuajse 3 vjet, tjetra dy. Prokurorët ndërrohen, pse?Sepse vërtetojnë që ne jemi autokraci, me një parlament të zgjedhur nga krimi, një Kryeministër që është bashkëpunëtor, vegël dhe ortak i krimit të organizuar. Kështu nuk shkohet në Europë.Këtë e dinë shqiptarët dhe çdo europian. Sepse futja në Europë e një vendi që sundohet në shumë aspekte njësoj si Venezuela do të ishte turpi i Europës, nuk ka asnjë shans që Shqipëria të shkojë në Europë në këtë mënyrë. Europa e vërtetë, Europa e vlerave dhe Europa në të cilën duam të shkojmë nuk ka aleat më të mirë, garanci më të madhe se PD, aleatët e saj dhe qytetarët me të cilët do të vazhdojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga krimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-pas-takimit-me-danielsson-tregon-formulen-e-zgjidhjes-se-krizes-politike

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora New...

Share This Video


Download

  
Report form