#oranews
Ndërsa ndërkombëtarët duket se nuk kanë ndërmend të ndërmjetësojnë një dialog mes palëve politike në vend për zgjidhjen e krizës, është folur vazhdimisht që këtë rol mund ta bëjë Presidenti Ilir Meta.
I pyetur mbi këtë çështje, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi: "Nuk jam këtu për të bërë rolin e analistit, unë flas në bazë të fakteve, qëndrimeve. U kam shprehur qëndrimet e mia edhe në emër të gjithë aleatëve opozitarë për takimin që sapo kemi përfunduar. Pjesën tjetër le ta bëjnë analistët dhe gazetarët e lirë".
Fjalën e tij Basha e mbylli me bindjen se ditë më të mira për Shqipërinë do të vinë.
Për këtë kërkoi edhe konfirmimin e aleates Kryemadhi e cila u shpreh: Patjetër që po!
Deklaratat u bënë pas takimit rreth 1 orë e gjysmë që përfaqësuesit e opozitës patën me Drejtorin e Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit, Christian Danielsson, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Ky i fundit më herët gjatë ditës pati takime dhe me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-te-ulet-opozita-ne-dialog-me-ramen-me-ndermjetesimin-e-metes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz