Një mjek është dhunuar në spitalin e Lezhës. Zef Doda, është sulmuar në detyrë në rrethana ende të paqarta. Mjeku ka marrë ndihmë nga kolegët e tij.
Policia ka mbërrtur në ambientet e spitalit për të nisur hetimet mbi këtë ngjarje.
Nuk është hera e parë që pacientë, apo familjarë të tyre ngrënë dorën ndaj bluzave të bardha.
Së fundi, në Durrës, një mjek u dhunua nga një pacient i dehur, ku u qëllua me tullë në fytyrë duke pësuar dëmtime serioze.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka nxjerrë një udhëzim preçiz të ndalimit të familjarëve në Urgjencë ndërsa është caktuar një orar fiks për vizitat tek të sëmurët. Ligji ka qenë edhe më herët, pasi nuk lejoheshin vizitat në cdo orar, por përkundër ryshfetit ndaj rojeve të sigurisë, familjarët e pacientëve nuk njihnin orar!