Report Tv-Sekuestro 2 mln € prona në Tiranë e Durrës të vëllezërve Gorezi

Report TV 2019-03-14

Views 3

Disa prona të cilat dyshohet se janë blerë me të ardhura nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve. Policia e Tiranës thotë se Seksioni i Pastrimit të Parave, sekuestroi 9 apartamente, dy dyqane dhe një garazh, prona në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, që sipas policisë kapin vlerën e dy milionë e dy qind mijë euro. Operacioni u kodua "Vëllazëria" ndërsa pasuritë janë të vëllezërve Armando dhe Alket Gorezi, 44 dhe 47 vjeç. Hetimet ndaj tyre kishin nisur në vitin 2018, dhe akuzohen për "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?

Në kuadër të këtij hetimi ubë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i pronave.

Armando Gorezi është arrestuar në vitin 2015, në Tiranë, pasi ishte shpallur në këkrim nga autoritetet italiane për vrasjen e një shqiptari (Indrit Kuçi) në vitin 2011 në Torino të Italisë. Shkak i kësaj vrasje rezultoi prishja e pazareve për tregun e drogës dhe prostitucionit. Por në Janar të vitit 2017, edhe pse ishte dënuar në mungesë me 12 vite burgim për vrasje, një gjykatë e apelit në Itali e shpalli të pafajshëm Armando Gorezin dhe e liroi nga të gjitha akuzat pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor

Gjithashtu ndaj tij, Prokuroria e Beratit vite më parë kishte nisur procedim penal për veprën penale të ?Trafikimit të personave?, pasi Armando Gorezi dyshoheej të kishte trafikuar një vajzë me inicialet E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur

G.M./b.ha. TAG: vrasje pastrim parash prostitucion policia e tiranes armando gorezi Alket gorezi

Share This Video


Download

  
Report form