Tahiri kerkon pushimin e ceshtjes

RTV KLAN 2019-03-14

Views 1

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, do të kërkojë pushimin e çështjes në seancën paraprake. Sipas avokatit të tij, Prokuroria nuk ka asnjë provë që implikon Tahirin në këto akuza.

Në Apelin e Krimeve të Rënda u rrëzua ankimi i Prokurorisë ndaj vendimit të Shkallës së Parë, e cila caktoi datën 10 Mars si afat për të përfunduar hetimet ndaj ish-ministrit.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 11 Shkurt, duke rrezuar akuzën. Megjithatë kjo kërkesë nuk kishte më vlerë, pasi Prokuroria përfundoi hetimin dhe i komunikoi akuzën Tahirit. Haxhia paralajmëroi kallëzim penal për prokuroret e dosjes.

Pritet që dosja e ish-ministrit te kalojë në seancë paraprake aty ku do të vendoset përfundimisht nëse shkon ne gjyq themeli apo i kthehet prokurorisë për veprime te tjera. Avokati i Tahirit, tha se në këtë seancë nuk do të kërkohet gjykim i shkurtuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form