Ora News – KLSH kërkoi të shkarkohej, Balluku e ngriti në detyrë

Ora News Lajme 2019-03-14

Views 4

#oranews #belindaballuku
Dritan Spahiu i emëruar pak ditë më parë drejtor i Albpetrol nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është kërkuar të shkarkohet nga KLSh nga detyra që mbante në Albpetrol Patos, Fier dy muaj më parë.

Në raportin e hartuar në tetorin e vitit 2018 thuhet se në Drejtorinë e Marrëveshjeve të Hidrokarbureve në Albpetrol ku titull ishte Spahiu janë konstatuar parregullsi të dukshme dhe projekt programet nuk janë kryer në studime dhe reflektime reale por kryhen në mënyrë sipërfaqësore.

"Nga shqyrtimi i projektprogrameve të dërguar nga Qendrat e Prodhimit konstatua në pjesën më të madhe se këto programe nuk argumentonin me shpjegime dhe llogartije të kontrollueshme shpenzimet që kërkonin. Në pjesën më të madhe të projektprogrameve ishin paraqitur tabela me sasi të hekurit, saraçineskave, tubave, llamarina, profile hekuri, materiale hekuri si dhe shpenzime për riparime pa pasur detaje se çfarë do të bëhej me këto materiale si dhe cilat objekte do të riparoheshin si dhe pa situacionet përkatëse" thuhet në relacionin e KLSH-së.

Madje shtohet se programimi me rezerva jo i argumentuar dhe i pabazuar në llogaritjet e kontrollueshme dhe të besueshme ka sjellë që këto të dhëna financiare teknike që merr drejtimi i shoqërisë për vendimmarrje të mos favorizojë shfrytëzimin maksimal të kapaciteve të Albpetrol.

Si pasojë nuk janë evidentuar përgjegjësit për mos realizimin e të ardhurave në prodhimin e naftës në sasinë 12 mijë 742 ton me vlerë rreth 363 milionë lekë.

Parregullsitë janë konstatuar dhe në kontratat e shitjes. Produkti është llogaritur sipas parashikimeve të kontratave të hidrokarbureve por që nuk është lëvruar fizikisht në depozitat e Albpetrol. Drejtimi i shoqërisë është justifikuar se për arsye të mospasjes së kapaciteteve magazinuese ose arsye të marrëdhënieve me shoqërinë nënkontraktore nuk është bërë e mundur tërheqja e produktit nga të tretët por KLSh shprehet se drejtimi i shoqërisë në këtë situatë duhet të merrte masat për shitjen e të gjithë produktit që është detyruar të magazinojë në shoqëritë kontraktore përkatëse.

Ndaj sipasojë e këtyre veprimeve apo mos veprimeve nuk kanë hyrë të ardhura nga shitja e naftës bruto në llogari të Albpetrol.

Në këto kushte KLSh rekomandoi marrjen e masës deri në shkarkimin e drejtorit të Hidrokarbureve por ministrja Balluku vendosi ta ngrejë në detyrë duke e vendosur drejtor të Albpetrol.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klsh-kerkoi-te-shkarkohej-balluku-e-ngriti-ne-detyre
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS