#oranews #8marsi
Aktivistja Brisida Gjikondi e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama ditën e sotme, me gratë në Fier.
Sipas Gjikondit, sot Rama tregoi konceptin që ka ai për gratë.
Gjikondi: Gruaja shqiptare jeton në një cikël korruptiv në çdo ambient ku ajo ndodhet dhe është për të ardhur keq. Ajo e sotmja në Fier ishte gjëja më e shëmtuar që tregon realitetin shqiptar. Cinizmi dhe neveria që shfaqte kryeministri në fjalët që përzgjidhte për gratë ishte realiteti shqiptar. Përçmimi që kishte edhe kur i trajtonte ato tregon të gjitha ku ndodhemi.
Ky komercializim që i bëhet 8 marsin është për ti ulur vetëdijen grua. Ajo që kishte bërë Rama, për herë të parë ai ishte i sinqertë. Realisht Rama kështu i trajton gratë në politike, në qeveri dhe në grupin e tij parlamentar.
Gjikondi tha se preceptimi për figurën e gruas në Shqipëri do të ndryshojë kur të arsimohet.
Gjikondi: Edukimi mund ta bëjë gruan të njohë të drejtat e saj. 'A-ja' është arsimimi dhe më pas vjen organizimi. Jo vetëm në familje, por edhe në median e shkruar, elektronike promovohet gruaja si objekt seksi, jo si subjekt. Kjo ndodh edhe në Parlament edhe në qeveri, ka femra me imazh të këndshëm, por pa integritet. Ajo që ndodh në familje është pjesë e atij sistemi maskilist. Gruaja shihet si objekt, ku mediokret kanë kapur vende kyçe dhe ato më të zgjuarat janë në shtëpi. Jemi në një krizë identiteti të grave.
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz