#oranews
Kryeministri Rama gjatë vizitës në Impiantin e përpunimeve të mbetjeve, në Fier është shprehur se një projekt i tillë duhet të aplikohet edhe në Durrës pasi situate me djegien e mbeturinave është një emergjencë. Kreu i qeverisë e ka krahasuar Roskovecin me Toskanën, si një zonë me potencial për zhvillimin e agroturizmit.
Impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier pritet të përfundohet brenda vitit 2019. Kryeministri Rama u shpreh se banorët e kësaj zonë do të shpëtojnë gangrene mjedisore si pasojë e pirgjeve të plehrave që mblidhen dhe digjen pa kriter. Një projekt i tillë pritet të përfshijë edhe Durrësin, e cila është në një situatë emergjente.
Rama: Një projekt i tillë kthehet në një tabelë qitjeje e fut e bjer kush të mundet: ?korrupsion?, ?grabitje?, ?hajdutëri?, ?PPP?, por lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe për Durrësin. Edhe aty kemi situatë emergjence mjedisore.
Kreu i qeverisë Rama gjatë vizitës në këtë impiant nuk ka la pa ngacmuar edhe protestën e opozitës.
Rama: Për atë nuk proteston njeri, për atë nuk kishin ndonjë vërejtje ushtarët e doktoreshës.
Kryeministri së bashku me Ministren e Shëndetësisë inspektuan edhe pavijonin e ri të Hemodinamikës, në shërbimi të kardiologjisë në Fier. Ndërsa gjatë vizitës në Kishen bizantine te Shën Kollit në Roskovec, Rama e ka cilësuar këtë zonë si një nga më të bukurat në Shqipëri, madje duke e krahasuar me Toskanën e Italisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ne-durres-duhet-te-ndertohet-impiant-mbeturinat
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz