http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e kësaj të diele ka qenë te protesta e banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë prej muajsh.
Në fjalën e tij nga Astiri kryedemokrati ka përgëzuar qëndresën e qytetarëve gjithashtu ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen në këtë qëndresë kombëtare kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe bandës së tij të krimit.
?Ka ardhur koha ta pastrojmë këtë llum. Koha e hajdutëve dhe e Ramës ka marrë fund, i ka ditët e numëruara. Vendimet mendoi se mund t?i merrte siç i ka marrë këto 6 vite, me taksa e fatura të larta, duke nxjerrë familje nga ndihma ekonomike, duke mbyllur biznese, duke nxjerrë kundër ligjit, mijëra njerëz nga administrata publike? deri sa u kap me presh në duar, këtu tek Unaza e Re, tek Teatri, nga Zëri i Amerikës, dhe tani verdikti është i qartë, Rama nuk merr dot asnjë vendim tjetër të paligjshme për shqiptarët. Je ilegjitim, ndaj sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetarë: ka ardhur koha që vendimet t?i merrni ju!?