Ora News - Tensionet tek 'Petro Nini', Përmbarimi tenton të hapë portën me forcë

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 1

#oranews

Një situatë e tensionuar po ndodh pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë.

Prej disa orësh tre familje nuk lejojnë përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit ndodhen aty për të ekzekutuar vendimin e gjykatës i cili është në favor të Aleksandër Gavocit (Shenim: Kete emer e japin familjarët) dhe 3 familjet duhet të lirojnë banesat.

Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa pasi thonë se vendimi i Gjykatës i cili i nxjerr jashtë ata është marrë me dokumente të falsifikuara.

Po ashtu ata akuzojnë Aleskandër Gavocin për shkelje kontrate. Sipas tyre ai u ka premtuar apartamente për të jetuar dhe kompensim për 230 metra katror, por kjo nuk ka ndodhur dhe ai vetëm i gënjen.

Situata po ndodh në vijim e sipër dhe shumë detaje janë ende të paqarta, por nga ato që thonë familjarët është se ata janë mashtruar nga Gavoci.

Ajo që e bën më të rëndë situatën është dhe prania e fëmijëve të cilët vërtet janë traumatizuar nga kjo situatë.

Ora 11:45 Perfaqesues te zyres se Permbarimit po përpiqen të hapin derën e banesës për të ekzekutuar vendimin, por familjarët brenda nuk e lejojnë.

Cfare tregon familjari- Familjarët akuzojnë Aleksander Gavocin, se ka arritur të fitojë tokën ku ata kanë banesën me vendim gjykate të falsifikuar. Nga sa tregojnë familjarët personi në fjalë pretendon se e ka tokën të trashëguar nga gjyshi i tij dhe që i është sekuestruar në periudhën e komunizmit.

Por një familjar i banesës thotë se prona nuk i është sekuestruar pas 1944 por në 1939.

Ora 10:40 - Një grua, familjare, tentoi të hyjë në banesë duke kaluar murin rrethues por policia nuk e lejonte. Pas disa minutash ajo ia doli të kalonte murin rrethues duke iu shmangur policisë.

Procesi gjyqesor- Nga banorët mësohet se ata janë në konflikt me një firmë ndërtimi, e cika ka fituar procesin gjyqësor, i cili ka nisur 22 vite më parë.

Në këto banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara.

"Në 1997 dhe nuk e merr çertifikatën për 20 vjet. Bëri kontratën me ne, pasi bëri kontratën i jep çertifikatën. Tani thotë kjo është toka ime. Shtëpinë e kam blerë nga shteti në 1993. Kam lindur tek kjo shtëpi, janë ndërtuar nga shteti në 1953." tha një banor

Familjarët nuk pranojnë të dalin nga banesa dhe ndezën dhe zjarr në banesë.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prishet-banesa-prane-gjimnazit-petro-nini-luarasi-banoret-bejne-rezistence

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form