Festimet e Ditës së Verës shtyhen për 17 mars - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës do t?i zhvendosë festimet për Ditën e Verës më 17 mars dhe jo më 14 kur është zyrtarisht kjo festë.Shtyrja e festimeve sipas Bashkisë së Tiranës u morr pas një sondazhi të bërë në rrjetet sociale ku morën pjesë rreth 10 mijë qytetarë nga të cilët shumica dërmuese votoi pro shtyrjes se festimeve.Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka njoftuar se Bashkia e Tiranës ka parashikuar mbi 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur.?Shumica vendosi! Duhet ta bëjmë më shpesh këtë! Në të tre rrjetet sociale Twitter, Facebook dhe Instagram mbi 10,000 vetë morën pjesë në votim! Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të zhvillohen të Dielën 17 Mars - evitojmë shiun, shijojmë mbi 50 evente familjare?, shkruan Veliaj në Facebook.Një tjetër pallat në Njësinë 7 në Tiranë është rikonstruktuar nga ?Fondi I Komuniteteve?.Pallatit ndodhej në një gjendje të keqe dhe me lagështirë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi transformimin e pallatit falë bashkëpunimit mes banorëve dhe zgjedhjes së administratorit.?Ky është një nga tre mijë pallatet që ka administratorë, por nuk mjafton vetëm ta kesh të parin e fshatit, duhet edhe të komandojë. Ndaj, më vjen mirë që Natasha, si e para e këtij komuniteti, arriti të mblidhte fondin e banorëve, pastaj ky fond u barazua nga bashkia dhe të dyja bashkë realizuan në kohë rekord këtë investim: një pallat me termoizolim, i cili ka dalë në dritë. Dikur ishte një pallat skiç, prodhim i viteve ?90, tani një pallat model, i riparuar, me pompë, me kamera dhe gjithë shërbimet e tjera?.Përfaqësuesja e komunitetit të banorëve vlerësoi nismën e suksesshme të Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikonstruksionin e pallateve me ?Fondin e Komuniteteve? për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës.Bashkia e Tiranës mbështeti me 50% të investimit banorët e këtij pallati. Pas kësja, ndërtesa u vesh me sistem kapot, çka mundëson uljen e kostos së energjisë për banorët. Këtë vit, vetëm në 3 muajt e parë, janë kryer 15 aplikime të reja për Fondin e Komunitetit.

Share This Video


Download

  
Report form