Ish- ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka publikuar anketën e forcave të punës për 3 mujorin e fundit të 2018 në Shqipëri. Duke e shoqëruar postimin dhe me grafikën përkatëse Ahmetaj thotë se papunësia vijoi rënien duke kapur nivelin 12.3 % ndërkohë punësimi u rrit me 1.4%. Tashmë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi gjithashtu se shkalla e konsoliduar e punësimit, e cila është 60 përqind, është ndër më të lartat në rajon ashtu siç ka vlerësuar në vazhdimësi Banka Botërore.