Blegtorë dhe fermerë nga Berati, Lushnja dhe Fieri kanë derdhur në rrethrrotullimin e Savrës qumështin e bagëtive të tyre në shenjë proteste.
Protesta e tyre ishte paqësore dhe u vrojtua në distancë nga policia dhe organet e rendit.
Ata kërkojnë nga qeveria që të mos vërë në funksion skemën e re të tatimit me 20% në shitje të produkteve pasi kështu grumbulluesit ngarkohen me kosto të lartë.
Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të protestojnë sërish në datë 18 mars.