Qeveria fillon me departizimin e administratës publike ? paralajmërohet ligj i ri me të cilin do të rregullohet emërimi i nëpunësve shtetërorë të profilit të lartë. Kyç në këtë proces, sipas asaj që është propozuar, do të jetë komisioni që do të bëjë përzgjedhjen dhe në të cilin do të ulen ekspertë partiak me përvojë shumëvjeçare. Nga sektori civil shprehen se duhet doemos të miratohet ligj që bën kontroll më të madh të punës së funksionarëve publik.