#oranews
Një ndër projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore Thumanë-Kashar ka mbetur në harresë. E njëjta situatë është edhe për kalimin e fondit në rehabilitimin e Kampusit Universitar. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 muaj nga anulimi i tenderit, ministrja Belinda Balluku nuk ka dhënë asnjë informacion për veprimet e mëtejshme apo për paratë që premtoi se do kalonin për studentët. Madje ajo është shfaqur e paqartë edhe për shifrat e shkruara për investimet për rikonstruksionin e konvikteve.
"Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat për aksin Thumanë-Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të angazhimeve për Paktin e Universitetit" deklaroi Ministrja Balluku më 21 janar 2019.
Ky ishte një ndër vendimet e saj të para pas marrjes së detyrës si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë por tashmë që kanë kaluar rreth dy muaj nuk dihet ende asgjë për fatin e këtij projekti të rëndësishëm.
Ministrja në atë kohë premtoi se ky segment do të ndërtohet dhe parashikohet të përfshihet në projektin për zgjerimin Tiranë-Durrës.
Procedura e aksit Thumanë-Kashar ishte në fazën finale të kalimit në qeveri dhe do të niste menjëherë puna me fondet e subjektit privat.
Për ndërtimin e kësaj rruge ishte parashikuar një fond prej 245 milionë eurosh, i cili pas anulimit do ti kalonte Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për Kampusin Universitar si dhe për rregullime të tjera në jetën universitare dhe infrastrukturë.
Por edhe ky premtim i rradhës i ministres Balluku ka mbetur në ajër dhe në buxhet nuk ndryshoi asnjë shifër.
Madje edhe gjatë fjalës së mbajtur në parlament në lidhje me fondet e dhëna nga Banka Gjermane për Zhvillim për rikonstruksionin e konvikteve, ministrja Belinda Balluku ka qenë e paqartë me shifrat.
Balluku: Kostot e rehabilitimit për projektin e deri 9 godinave të konvikteve të Universitetit të Tiranës me efiçensë energjitike vlerësohet në shumë totale e 11 milion euro, përfshirë dhe TVSH-në, të cilat do të mbulohen nga KfW si grante. Shuma totale 9.46 milion dhe e të tre fazave rreth 2.9 milion euro nëpërmjet marrëveshjes aktuale qeveritare.
Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të ndërtohej si pjesë e paketës ?One Billion?.
Rruga ka një gjatësi 20.8 km, fillon në Thumanë të Krujës dhe vazhdon deri në autostradën Tiranë-Durrës, me një kryqëzim të ri.
Në projekt parashikohej që që autostrada të ndërtohej me katër korsi, si dhe ndërtimin e 12 urave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruget-pa-fonde-ne-prag-deshtimi-projektet-ne-infrastrukture
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOa...