Report TV -Rritet numri i vajzave të pamartuara që kërkojnë të birësojnë fëmijë

Report TV 2019-03-15

Views 2

46 çifte presin të birësojnë fëmijë në Shqipëri, ndërsa është ulur ndjeshëm numri i lindjeve dhe braktisjeve të fëmijëve. Për Report Tv psikologia e Komietit Shqiptar të Birësimeve Ina Musaj tregon se kohët e fundit ka një rritje të nurmit të çifteve që kërkojnë të birësojnë fëmijë.

Rritet numri i çifteve shqiptare që kërkojnë të birësojnë një fëmijë. Psikologia e e Komietit Shqiptar të Birësimeve Ina Musaj pohon se janë 46 çifte që kanë aplikuar për birësim, por që fëmijë të braktisur nuk ka. Sipas psikologes, në 5 vitet e fundit vihet re se ka rënë edhe numri i fëmijëve të braktisur.

?Aktualisht numri i çifteve që janë në pritje për të birësuar një fëmijë është 46, kjo për shkak të numrit të rënies së fëmijëve të braktisur, që do të thotë aktualisht ne kemi në institucion dosje të fëmijëve me problematika të ndryshme shëndetësore, ose në moshë madhore?, shprehet Ina Musaj.

Për sa i përket vitit 2018, janë kryer 30 birësime, ndërsa 7 prej tyre janë raste të birësimeve brenda gjakut. Krahas çifteve kohët e fundit vihet re edhe një interesim nga nënat beqare për birësim, por sipas psikologes Musaj përparësi u jepet çifteve.

Share This Video


Download

  
Report form