#oranews
Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për deputetin socialist Ervin Bushati. PD kishte kërkuar hetimin e tij për fshehje të pasurisë por prokuroria i ka pushuar këtë hetim. Pas apelimit nga PD, gjykata ka vendosur të udhërojë prokurorinë për vijimin e hetimeve.
Prokuroria e Tiranës duhet të hetojë deputetin Ervin Bushati për fshehje pasurie e falsifikim formulari të deklarimit të pasurisë.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit e Tiranës, e cila ka pranuar kështu ankimimin e Partisë Demokratike.
Bushati u akuzua nga PD për fshehje të pasurisë, por prokuroria e Tiranës i pushoi këto hetime.
Ky vendim i prokurorisë bëri që PD të ankohej fillimisht në Gjykatën e Tiranës, e cila vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, por vendimi u apelua nga prokuroria në Gjykatën e Apelit, e cila këtë të mërkurë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke urdhëruar prokurorinë të vijojë hetimet.
PD thotë se pas këtij vendimi, organi i prokurorisë është ligjërisht i detyruar që të procedojë penalisht deputetin Ervin Bushati, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-e-akuzoi-fshehje-te-pasurise-gjykata-urdheron-prokurorine-te-hetoje-ervin-bushatin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz