stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një vit më parë, në prill 2018, ?Stop? transmetoi problematikën me ish kreun e hipotekës së Pogradecit, Majlind Shkira, i cili pak ditë më vonë u shkarkua me vendim të formës së prerë.Por së fundi emisioni ?Stop? ka mësuar se Shkira është katapultuar si auditues në Universitetin e Mjekësisë me disa shkelje: pa konkurim, i shkarkuar më parë dhe pa 3 vjet ekspericencë në këtë detyrë, sic e kërkon ligji.Prej ditësh gazetarja është drejtuar në të gjitha hallkat e universitetit në fjalë, por përgjigja është shtyrë pa ardhur kurrë.Përgjigje premtoi edhe kryetarja e Bordit të Administrimit Adriana Berberi, por sërish nuk u bë transparencë mbi emërimin e Majlind Shkirës.Vetë Shkira tha, se plotëson kriteret, por do të vendosë mbledhja e bordit.