Një aksident rrugor me pasojë një të vdekur ndodhi rreth orës )5:45 të mëngjesit të sotëm, në aksin Fushë-Krujë - Tiranë në Nikël.
A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar për vdekje, një këmbësor të seksit mashkull, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Ky aks është një zonë e nxehtë aksidentesh. Në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit, dhe janë plagosur mbi 20 persona.